Alibeaj replikon me Nokën: Duket qartë kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve

Alibeaj replikon me Nokën: Duket qartë kush priret të ndjekë

Ndasitë brenda PD-së vijojnë të jenë të dukshme. Komisioni I Rithemelimit deklaron se zgjedhjet për kryetarë të degëve nuk do të ndalet por ofron ngritjen e grupeve të auditit për të verifikuar çdo procedurë ligjore.

Por një lëvizje e tillë nuk pranohet nga Enkelejd Alibeaj I cili sot prezantoi një platform për bashkimin e demokratëve ku ndër të tjera kërkonte dhe anulimin e këtyre zgjedhjeve.

Reagimin e deputetit Flamur Noka “Në asnjë rast, dhe në asnjë rrethanë, procesi i nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i rikonfimuar bindshëm nga vota e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit, nuk do të ndalojë”

Alibeaj e quan “refuzim të paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim si dhe  vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve”

Për Alibean “32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shumë se kurrë duan të ndalet procesi i përçarjes dhe të nisë bashkimi i vërtetë. Jo me fjalë por me vepra konkrete, në çdo qelizë të partisë dhe jo vetëm në zyrat e selisë qëndrore”

EMISIONET