Alibeaj i prerë: I thashë Berishës se PD-ja nuk mund të ketë një kryetar non grata

Në një dalje nga selia blu, kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD-ja ka lindur si një parti pro-perëndimore dhe ka përqafuar vlerat amerikane.
Ai theksoi se për këtë arsye nuk mund të ketë një deputet apo kryetar partia non grata, gjë të cilën bëri me dije se ia tha edhe Berishës sot gjatë takimit të tyre.
Alibeaj: Qëndrimi im ishte i tillë: PD-ja ka lindur si një parti pro-perëndimore dhe ka përqafuar vlerat amerikane. E mira e demokratëve për të ri fuqizuar demokratët kalon duke i kaluar këto vlera në mënyrë strikte. Ajo se çfarë i thash Berishës ishte kjo: PD-ja 30 vite pas formimit të saj nuk mund të mbrojë interesat e demokratëve duke pasur brenda saj individë, deputetë dhe kryetar partie non grata. Do të duhet të gjejmë gjuhën e bashkimit.
Interesi i demokratëve është i pari. Ky interes është të bashkohemi dhe të rrëzojmë një orë e më parë regjimin komunist të Edi Ramës.


