VIDEO/ Alarm në Novoselë, Lumi Vjosë po fryhet ndjeshëm drejt pikës kritike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 11:34
Lumi Vjosë në zonën e Novoselës po shënon një rritje të ndjeshme të nivelit, duke arritur aktualisht kuotën 7.2 metra. Deri tani, dalja nga shtrati është regjistruar vetëm në disa zona të tregut, duke shkaktuar përmbytje të kufizuara.
Autoritetet paralajmërojnë se orët e ardhshme mund të jenë kritike, veçanërisht nëse reshjet vazhdojnë në zonën e Gjirokastrës. Banorët e zonave të ulëta afër lumit këshillohen të jenë vigjilentë dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

