AKVMB: 5 vatra të përhapjes së murtajës, krerët e prekur po asgjësohen sipas rregullave

AKVMB: 5 vatra të përhapjes së murtajës, krerët e

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) njoftoi sot për zgjerimin e hartës të zonave të prekura nga murtaja tek bagëtitë e imta, në Shqipëri.

Në një njoftim për mediet, AKVMB bën të ditur se, deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi, krerët e të cilave po asgjësohen sipas protokolleve strikte veterinare për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

AKVMB ka marrë masa për ndalimin e tregtimit të kafshëve të gjalla në këto zona, ndalimin e lëvizjes së kafshëve ndërsa i bën apel fermerëve të njoftojnë veterineret për çdo shqetësim që paraqesin kafshët në fermat e tyre blegtorale.

“Ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë”, thekson AKVMB.

AKVMB njofton se, veterinerët janë në terren, në gatishmëri të plotë dhe përkrah fermerëve për marrjen e mostrave për analizë dhe monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të kafshëve

EMISIONET