Akuzohet se vodhi shtëpinë e Benzemasë, ekstradohet drejt Spanjës ish-drejtori i Ujësjellësit Kurbin

Është ekstraduar drejt Spanjës, Alfred Prodani, ish- kreu i Ujësjellësit të Kurbinit, pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e futbollistit Benzema.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, kur po luhej Barcelona-Real Madrid në “Santiago Bernabéu”, ndërsa Karim Benzema u bë viktimë e një vjedhjeje të shtëpisë së tij.
Mediet spanjolle dhe policia bëjnë me dije se tashmë Alfred Prodani nga Laçi, pas arrestimit është ekstraduar drejt vendit iberik.
“Bashkëpunimi mes NCB të INTERPOL të Madridit dhe Tiranës ka mundësuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipërisë. Ky është Alfred Prodani, autori i dyshuar i grabitjes në shtëpinë e një futbollisti të njohur”. – thuhet në njoftim.
Sipas mandat arrestit të lëshuar më herët zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në të paktën 40 episode të vjedhjes me dhunë, të banesave në Spanjë.
Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

La colaboración entre las OCN #INTERPOL de #Madrid y #Tirana han permitido la extradición de un ciudadano albanés buscado por la justicia española, gracias al convenio firmado entre #España y #Albania
— Policía Nacional (@policia) September 13, 2022
Se trata del presunto autor del robo en el domicilio de un conocido futbolista pic.twitter.com/alZ3QW1o1e

