Akuzat se ndihmoi Serbinë në luftë, Berisha: I dhashë armë falas Bosnjes dhe Kroacisë të luftojnë Jugosllavinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave se ka ndihmuar Serbinë në luftën ndaj Kosovës.
Berisha është shprehur se ai ka dhënë armë falas Bosnjes dhe Kroacisë për të luftuar ndaj Jugosllavisë. Ai thekson se ka dhënë kontribut esencial në luftën kundër Serbisë.
Sali Berisha: Çfarë ka bërë Sali Berisha për luftën? Sali Berisha i ka dhënë falas armë Bosnjes dhe Kroacisë. Ngarkesa të tëra me barut me murtaja, predha, janë dhënë për luftë kundër Serbisë. Vendi që ka ndihmuar falas me materiale luftarake. Edhe këto ishin embargo por këto shkeleshin jo vetëm nga Shqipëria. Qëndrimi ndaj luftës ka qenë më i ashpri ndaj Serbisë. Nuk kam qenë për embargo që e ka vuajtur populli serb. Sali Berisha ka dhënë kontribut esencial në luftën kundër Serbisë duke çuar të gjitha armatimet që zotëronte dy vendeve, Kroaci dhe Bosnje.
Këtë deklaratë e bëri në emisioni ‘PRIME’ në RTK.

