“3 inspektorët morën ryshfet”/ I kërkuan klinikës 30 mijë lekë, dosja kalon për gjykim

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen ndaj 3 ish- inspektoreve të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekeve.

Bëhet fjalë për inspektorët, Ilir Nishani, Genci Hicka dhe Gerson Tafa që akuzohen për korrupsion pasiv dhe dy mjekë për korrupsion aktiv.

Sipas dosjes Hicka, Tafa dhe Nishani u kishin kërkuar klinikës ku punonin dy mjeket 30 mijë lekë në mënyrë që të mos i gjobisnin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore.

Ka qenë vetë mjeku që i ka kallëzuar ne SPAK 3 inspektorët pasi u dha pagesën që ata kishin kërkuar në vlerën e 30 mijë lekëve.

Disa ditë pasi SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe i mori të pandehur inspektorët, Gjykata e Posaçme, e përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani, ktheu për të dytën herë aktet në ngarkim të tyre.

Gjykata i kërkoi prokurorit që të marrë të pandehur edhe dy mjekët, dosja e të cilëve u kalua sot për gjykim.

EMISIONET