Aktivistja nga Tropoja ngre alarmin, letër Çuçit: Automjetet në rrugë që po na rrezikojnë jetën!

Aktivistja nga Tropoja ngre alarmin, letër Çuçit: Automjetet

Aktivistja nga Tropoja, Eva Vatoci i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi lidhur me shpejtësinë e automjeteve në rrugë që po rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Ajo shprehet se policia rrugore është e pamjaftueshme në numër për të qarkulluar të gjitha akset rrugore dhe në shumicën e rasteve janë inekzistent.

Vatoci shton se si banore e qytetit ndjehet e rrezikuar çdo ditë dhe prandaj i është drejtuar personalisht ministrit.

Vatoci: Z.Minister! Fatkeqësisht Tropoja është larg gjeografikisht nga zyra juaj dhe shumëfish me larg nga vëmendja e shtetit. Kjo jo për ti bere ndonjë favor vendlindjes sonë por thjeshte për te zbatuar detyrat e dikasterit tuaj qe udhëheq policinë e shtetit për te cilën edhe ne si ç'do shqiptar paguajmë taksa. E pra megjithëse vendi akoma është ne emergjence e nen protokolle formale kufizimi, këtu përkundrazi po shtohet rreziku për jetën e qytetareve nga çmenduria e shpejtësisë se makinave ne qytet dhe ne rrugët nacionale e rurale.

Policia rrugore është e pamjaftueshme ne numër për te qarkulluar te gjitha akset rrugore po dhe aq pak sa janë, janë inekzistent. Si banore e këtij qyteti ndjehem e rrezikuar ç'do dite ndaj pasi kam konsumuar telefonata e biseda me njohjet personale po ju drejtohem ju me shpresën se do ndjehet intervenimi si Ministër! Ju siguroj se rrugët e Tropojës gjen jo vetëm drejtues te papërgjegjshëm automjetesh por dhe fëmijë qe i ngasin ato kur sipas ligjit edhe si pasagjere duhet te jene te lidhur ne sediljen e mbrapme. Sa për dijeni disa here pikërisht me fëmijët e nga fëmijët kane ndodhur raste tragjike.

EMISIONET