Tenderat e AKSHI-t "djegin" edhe nr. 2 të Policisë së Tiranës, SPAK kërkon pezullimin nga detyra të Erion Ismailit

Detaje të reja vijojnë dalin nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme te AKSH-i. Bëhet me dije se është dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Masa është dhënë në kuadër të aksionit të SPAK pas hetimeve për tenderat në AKSH.

Masa sigurie ‘arrest me burg’ u vendos për Ergys Agasin, ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri.

Përveç tyre, GJKKO ka dhënë disa masa edhe për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prokuroria e posaçme prej gati një viti  po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

EMISIONET