Aksion si nëpër filma në Pogradec, policia në ndjekje të “Golf-it” me 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga shoferi

Aksion si nëpër filma nga ana e policisë së Pogradecit për kapjen e një mjeti i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme.

Mjeti “Golf”me 4 shtetas që dyshohej se janë refugjatë i kishte ikur një postoblloku në dalje të qytetit të Pogradecit drejt Tiranës.

Por, pas ndjekjes nga ana e uniformave blu ndalja e mjetit u bë në Piskupat duke shfrytëzuar edhe bllokimin e pjesshëm të këtij aksi rrugor për shkak se po përgatitej që të zhvillohej aktivitetit “Kupa e Shqipërisë”  në Çiklizëm.

Në momentin që i është afruar policia, shoferi ka braktisur mjeti dhe ka ikur duke përfituar nga rrëmuja e krijuar. Mirë po arratisja e tij nuk zgjati shumë pasi ai është prangosur pas disa minutash nga policia.

EMISIONET