AKSION SELEKTIV/ Denoncimi: “TRINITY” te Xhamlliku zapton 120m trotuar, Bashkia s’ia heq tendën, të tjerëve ua “hedh në ajër” (FOTO+VIDEO)
Një denoncim për aksione selektive nga ana e Bashkisë së Tiranës në kuadër trë aksionit për lirimin e hapësirave publike nga zaptuesit ka mbërritur në redaksinë e televizionit “Ora News”.
Sipas denoncimit të shoqëruar edhe me pamjet përkatëse, bëhet fjalë për aksionin që po zhvillohet tek zona e te Xhamllikut në kryeqytet, ku heqjes së tendave dhe karrigeve të lokaleve u ka shpëtuar vetëm bar “Trinity”, që sipas denoncimit, ky lokal “me urdhër nga lart nuk preket” edhe pse ka zaptuar rreth 120 metra katror trotuar në këtë zonë
DENONCIMI I PLOTË
Përshëndetje Tv Ora News. Po ju shkruaj këtë mesazh me besimin se do t’i jepni zë shqetësimit të bizneseve të vogla.

Aksioni që ka filluar për zaptimin e hapësirave publike është selektiv dhe na ka shkatërruar vetëm ne që jemi biznes i vogël.
Policia Bashkiake e Tiranës me urdhër verbal dhe pa asnjë copë letër më urdhëroi që të hiqja menjëherë tendën ajrore të lokalit, për të cilën paguaj rregullisht taksat në Bashki.
Nëse nuk e zbatoja urdhrin për 24 orë do më faturohej një gjobë që nuk do e ngrija më kokën. Bëra si më urdhëruan.

Po shikoni çfarë ndodh te e njëjta zonë ku unë kam aktivitetin. Lokali TRINITY ka zaptuar 120 metra trotuar nga të dyja anët, ka montuar tenda kondicioner televizor dhe askush nuk e luan nga vendi.
Lokaleve pranë “TRINITY”, Policia Bashkiake ua hodhi tendat në ajër, po TRINITY me urdhër nga lart nuk preket.
Nëse ligji është i njëjtë për të gjithë duhet zbatuar për të gjithë.
Të vijë drejtori i IMT Tiranë dhe ta shohë se si të gjitha bizneseve në këtë zonë i është hequr tenda, por vetëm lokali TRINITY është i PAPREKSHËM.
Asnjë biznesmen nuk preket nga zbatimi i ligjit, por ajo që na dhemb më shumë janë padrejtësitë që bëhen, sulmohen lokalet e vogla që të mbijetojnë të mëdhatë që zaptojnë trotuaret nga të dyja krahët.


