Aksidentoi për vd*kje 62-vjeçarin/ Elbasan, arrestohet drejtuesi i automjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2025, 11:55

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili aksidentoi për vdekje një 62-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë.
I riu drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Ai akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”.

