Aksidenti në Valbonë, momenti kur e plagosura që ra në greminë transportohet me helikopter në spital

Ora News, ka siguruar fotot e momentit të transportimit të turistëve rusë, të cilët ranë në greminën në Valbonë, ku njëri prej tyre humbi jetën.
Viktima dhe i plagosuri u morën me helikopterë, duke qenë se ishte e pamundur që makina të futej në vendin ku ranë turistët.
E plagosura u dërgua në spitalin e Bajram Currit.

Dy turistë gjermane, ranë në një humnerë në kufirin mes Thethit dhe Valbonës të martën më 10 maj gjatë eksplorimit dhe njëri prej tyre fatkeqësisht humbi jetën.
Disa orë pas alarmit, ata u gjetën në vendin e quajtur “Qafë Valbonë” nga një ekip i Urgjencës Kombëtare që ishte i përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit me helikopter.
Viktima, një 30-vjeçar me inicialet D. J, mësohet se ka rrëshqitur në humnerë ndërsa po ngjitej në një shkëmb i thepisur i mbuluar me borë.
Ndërsa e plagosura është një shtetase 29-vjeçare e identifikuar me incialet M. S. Ajo arriti të mbijetojë dhe mësohet se u gjet në gjendje shoku, por bluzat e bardha që e shpëtuan, thonë se është jashtë rrezikut për jetën dhe për trajtim mjekësor u transportua me helikopter në spitalin e Bajram Currit.

