Aksidenti në rrugën e Kavajës vë në lëvizje policinë, sot në Fier vihen plot 400 gjoba

Aksidenti në rrugën e Kavajës vë në lëvizje

Mbi 400 masa janë marrë nga drejtoria vendore e policisë Fier vetëm sot, për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat.

Pjesa më e madhe e drejtuesve që janë penalizuar janë ata që cilët kanë ecur me shpejtësi jashtë normale të lejuara që kanë qenë mbi 200, për përdorimin e aparatit celular janë vendosur 29 masa, mos përdorimi i rripit të sigurimit 27 masa, për mosvendosjen e kaskës 7 masa,  për parakalim të gabuar 49 masa si dhe masa të tjera të ndryshme.

Shefi i qarkullimit Valentin Florini i bën apel drejtuesve të automjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

EMISIONET