Aksidenti me dy viktima te "21 Dhjetori", shoferi i dehur u fut me të kuqe, në makinë ju gjet armë
Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë në kryqëzimin e "21 Dhjetorit" në Tiranë. Bëhet fjalë për Luan Cenollarin dhe Ali Bejon, ky i fundit 69 vjeç.
Cenollari drejtonte mjetin që u përplas me një tjetër makinë të drejtuar nga 30-vjeçari Emirjan Doko ndërsa Bejo ishte pasagjer.
"Ka qenë ora 3:20 kur janë përfshirë në aksident mjeti "Citroen" me drejtues Emirjan Dakon 30 vjeç dhe mjeti tjetër tip "Hyundai" me drejtues Luan Cenollarin" raporton gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.
Dyshohet se 30-vjeçari, Emirjan Doko, ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe është futur me semafor të kuq.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë dhe vetë Doko. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije për Ora News se ai ka dëmtime në pjesën e këmbëve dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ora News mëson se gjatë kontrollit të makinës së Emirjan Dokos, në bagazh i është gjetur një armë zjarri pushkë, të cilën nuk dihet ende nëse e kishte me leje apo jo.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

