Aksident i trefishtë në kryqëzimin e Gjadrit/ Pesë persona të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 6 vjeçe

Aksident i trefishtë në kryqëzimin e Gjadrit/ Pesë persona

Një aksident i rëndë ka mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Gjadrit në Lezhë, ku janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B, përkatësisht bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Njoftimi i policisë: 

Lezhë/ Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

EMISIONET