Aksidenti i pazakontë/ Autostrada Durrës–Rrogozhinë “përmbytet” nga lëngjet “Amita”, shoferi humb kontrollin e kamionit (PAMJE)
Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në zonën e Golemit.
Siç shihet në pamje një kamion që transportonte produkte të markës “Amita” ka humbur kontrollin, duke shkaktuar shpërndarjen e qindra pakove në mes të rrugës.
Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin për shkak të një manovre të papritur, ndërsa mbulesa e rimorkios mund të jetë hapur gjatë lëvizjes, duke bërë që ngarkesa të përfundonte në asfalt.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por skena e krijuar ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra drejtuesve të tjerë që udhëtonin në zonë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

