AKSIDENTI/ Futet me të kuqe, përplasen me makinën te kryqëzimi i ish-sheshit "Shqiponja"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 09:18

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, te ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një kalim i gabuar i njërit nga mjetet, i cili është futur gabim në kryqëzim duke shkelur semaforin.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale, ndërsa rasti ka shkaktuar panik te kalimtarët e rastit.
Si pasojë e aksidentit, është rënduar trafiku në këtë zonë. Policia ndodhet në vendngjarje.

