(FOTO) Aksidenti fatal i mjekut dhe i bijës së tij në Lezhë/ Familjarët hapin dyert e mortit
Një aksident i rëndë në aksin Lezhë-Kakarriq ka sjellë humbjen e jetës së një babai dhe vajze, mjekut Anton Keçi, 53 vjeç, dhe vajzës së tij Bora Keçi, 19 vjeçe, studente e mjekësisë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë pasdites së djeshme, por është zbuluar vetëm në orët e vona të mbrëmjes.
Fillimisht familjarët kanë humbur kontaktin me ta dhe kanë nisur kërkimet, pasi shqetësimi ishte i madh për mungesën e tyre.

Më pas, gjatë patrullimit në zonë, policia ka gjetur automjetin e përmbysur në një kanal anës rrugës.
Brenda tij janë konstatuar trupat e pajetë të dy viktimave.

Sipas të dhënave paraprake, kanali ku ka përfunduar makina ishte i vështirë për t’u dalluar, çka ka vështirësuar edhe zbulimin e menjëhershëm të aksidentit. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.


