Aksident tragjik në Tepelenë gjatë orëve të para të Vitit të Ri/ 3 viktima dhe 2 të plagosur në aksin Ura e Leklit–Tepelenë (EMRAT+FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të viteve, në aksin rrugor Ura e Leklit–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë humbur jetën. Viktimat janë identifikuar si Klejdi Myftari, Anxhelo Ruci dhe Martin Dulaj. Ndërkohë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Mësohet se Arsida Demiri, 20 vjeçe, ndodhet në repartin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj po monitorohet nga afër.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë dhe ambulancat. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik që tronditi zonën në orët e para të Vitit të Ri.

Njoftimi:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident tragjik në Tepelenë gjatë orëve të para

EMISIONET