Aksident tragjik në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 14:48

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Lezhë, në vendin e njohur si Kryqëzimi i Rrilës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, ku shtetasi me iniciale I. M., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur, një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërkohë sipas policisë vijonë hetimet për zbardhejn e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

