Aksident te "Shkalla e Tujanit", përmbyset kamioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2025, 21:36

Një kamion me ngarkesë është përmbysur sot në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.
Bëhet me dije se për pasojë nga ky aksident është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet.
Sipas informacioneve në këtë segment rrugor ka patur dhe bllokim të rrugës për pak minuta pas kësaj ngjarjeje.

