Aksident në rrugën e Unazës, ''Benzi'' përplaset me shtyllat e ndriçimit, dy persona të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2025, 08:41

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Unazës, ku një automjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat e ndriçimit.
Në automjet ndodheshin dy persona ku të dy janë plagosur ku pasagjeri, është dërguar në spital me plagë.
Po ashtu, është bërë testi i alkoolit për drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

