Aksident në Lushnje, motoçikleta përplaset me kamionçinën, vdes drejtuesi
Një aksident rrugor është regjistruar mbëmjen e sotme në rrugën rurale Krutje-Imshtë, në vendin e quajtur Kthesa e Ngurrëzës.
Mjetit tip kamioçinë është përplasur me një motoçikletë. Drejtuesi i kamionçinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë Konstandin Sylari, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.
Por si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në spital pak orë më vonë ndërsa përgatitej për tu transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet se viktima nuk kishte kaskë mbrojtëse.
Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
