Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys, plagoset një person
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.5 në Durrës, ku një makinë tip 'Ford' është kthyer përmbysë.
Ora News mëson se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit është plagosur, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se makina është përplasur me dy makina të parkuara, sakaq policia bën me dije se drejtuesi i mjetit i identifikuar si U. K., 46 vjeç, ka qenë i prirë.
"Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip "Ford", ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën."- njofton policia.
Sakaq Ora News, ka siguruar edhe videon e aksidentit ku shihen njollat e gjakut në tokë, ndërkohë që makina kthehet përmbys.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

