EMRI/ Aksident në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjate nates në autostradën Levan-Vlorë.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur pranë fshatit Novoselë dhe si pasojë e tij, fatkeqësisht ka ndërruar jetën 24 vjeçari, Albi Hoxha.
I riu është dërguar në morgun e qytetit. Ndërkohë, rrethanat e aksidentit mbeten ende te paqarta.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.


