Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, mjeti del nga rruga e përfundon në greminë, humb jetën 33-vjeçari

Një 33-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në  aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Policia bën me dije se në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip "BMV", me drejtues shtetasin L. I. 33 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë ky i fundit i cili ishte banues në fshatin Hormovë, Tepelenë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, mjeti del nga rruga e
Makina aksidentuar

EMISIONET