Aksident në aksin rrugor Lezhë-Rrile, plagosen tre persona, njëri prej tyre rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (16 maj) në rrugën dytësore Lezhë-Rrile, ku si pasojë t re persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.
Mësohet se të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital ku dhe po marrin ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Për shkak të aksidentit aksi rrugor ka mbetur i bllokuar për rreth 60 minuta.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës", ka ndodhur një aksident automobilistik në të cilin janë përfshirë 2 automjete.
Për pasojë janë lënduar drejtuesit e të dy automjeteve, shtetasit B. C., 53 vjeç dhe N. N., 66 vjeç, si dhe pasagjerja në njërin nga mjetet, shtetasja V. N., 62 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





