Aksident në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, plagosen 3 persona

Aksident në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, plagosen 3 persona
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në fshatin Gosë.

Sipas informacioneve paraprake janë përplasur 2 automjete dhe për pasojë janë dëmtuar 3 persona të cilët janë në spital.

“Më datë 18.12.2022, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në fshatin Gosë, janë përplasur dy automjete. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I. Xh., rreth 40 vjeç, F. B., 40 vjeç, dhe O. K., 26 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET