Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina i pret rrugën mjetit tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 19:14

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 18:15 në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë në afërsi te fshatit Rëmenj.
Mësohet se një nga automjetet i ka prerë rrugën tjetrit duke u bërë shkak i këtij aksidenti në të cilin janë regjistruar dëme të shumta materiale.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

