Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me një motor, plagosen burrë e grua

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makina përplaset me

Një aksident sapo ka ndodhur ne aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë. 

Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, çift, të cilët po transportohet në spitalin rajonal të Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

EMISIONET