Aksident në aksin Fier-Levan, tre të pl*gosur rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Liqenit”.
Dy automjete tip “ Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, i cili ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks

