Aksident në aksin Dimal-Lushnje, Benzi bie në kanal, shpëton 75-vjeçari me bashkëshorten

Aksident në aksin Dimal-Lushnje, Benzi bie në kanal, shpëton

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë.

Një automjet Benz me targa AA 795 OF del nga rruga dhe ka përfundyar në kanal.

Drejtuesi i mjetit Lefter Ndrio,75-vjeç dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime, nga banorët e zonës.

Mendohet se mjeti ka rrëshqitur në kthesë dhe drejtuesi më pas ka humbur kontrollin pasi është verbuar edhe nga dritat e makinave përballë.

Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore në vendngjarje.

Aksident në aksin Dimal-Lushnje, Benzi bie në kanal, shpëton

EMISIONET