Aksident me vdekje në Unazën Plepa-Shkozet, humb jetën një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 18:51

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Plepa-Shkozet, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i një motomjeti.
Sipas informacioneve të policisë, viktima është një 64-vjeçar.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.
Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

