Aksident me vdekje në Shijak, fqinji përplas me makinë 70-vjeçaren

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Gjepalaj të Shijakut këtë mëngjes.
Mësohet se viktimë ka mbetur një 70-vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë.
Drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë me njëri-tjetrin.
Viktima është një grua rreth të 70-ve, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


