Aksident me vdekje në Fier, motori përplas këmbësorin në rrugë

Aksident me vdekje ka ndodhur vetëm pak minuta më parë pranë vendit të njohur si parku i automjeteve në Fier.

Mësohet se shtetasi Shkëlqim Kondi duke drejtuar një motor ka goditur një person tjetër që po ecte në këmbë anës rrugës, i cili nuk e ka parë e për pasojë këmbësori është përplasur përtokë.

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka ardhur dhe autoambulanca, duke e marrë dhe dërguar në urgjencën e spitalit rajonal për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore por pa rezultat.

"Sot rreth 19:40, në vendin e quajtur "Rotondo e parkut" shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip "Honda" ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë" njoftoi policia.

Unifromat blu të Fierit kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident me vdekje në Fier, motori përplas këmbësorin

EMISIONET