Aksident i trefishtë në Fier, plagosen dy persona, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën kryesore  të qytetit Fier në lagjen “Konferenca e Pezes” pranë  shkollës së muzikës.

Mësohet se janë përplasur tre mjete, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur drejt spitalit.

Po ashtu si pasojë aksidentit ka pasur shumë dëme materiale.

Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore e cila po orienton edhe trafikun e lëvizjes së mjeteve për të mos bllokuar rrugën.

EMISIONET