Aksidentohen dy makina në aksin “Tepelenë–Krahës”, ndërron jetë fëmija 7-vjeçar
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një djalë 7-vjeçar, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona.
Në aksident janë përfshira dy automjete.
Automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë).
Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit
Njoftimi i Policisë Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç.