Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagoset italiani me motor në zonën e Lungomares

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagoset italiani me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një shtetas italian që po lëvizte me një motor, është aksidentuar.

Italiani, identiteti i të cilit nuk është bëre ende me dije, është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në trup.

Ende nuk dihen rrethanat ekzakte të aksidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.

EMISIONET