PAMJET E PARA/ Aksident i rëndë në mes të Tiranës, makina përplas disa fëmijë, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në qendër të Tiranës.

Një auto-veturë (taksi) raportohet se ka përplasur tre fëmijë, ku dy të mitur janë shtruar me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga informacionet e para mësohet se fëmijët po drejtonin monopatina kur janë përplasur nga taksia te ura e ish-hotel Dajtit në Tiranë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


