PAMJET/ Aksident i rëndë në Dukagjin - Transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës një person, policia jep detajet

PAMJET/ Aksident i rëndë në Dukagjin - Transportohet me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gimaj në Dukagjin, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar rëndë.

Bëhet me dije se i plagosuri po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur.

Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PAMJET/ Aksident i rëndë në Dukagjin - Transportohet me
Pamjet nga vendngjarja

EMISIONET