Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë shoferi, lëndohet pasagjerja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2025, 12:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit në orët e para të mëngjesit.
Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.

