VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, pesë në gjendje të rëndë, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Kallmetit rreth orës 11:00 të paradites së sotme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Si pasojë e tij janë plagosur 7 persona, ku 5 janë në gjendje të rëndë mes të cilëve dhe një fëmijë.

Gazetari i Ora News raporton se nga të lënduarit rëndë veç fëmijës janë dhe një burrë dhe tre gra, ndërsa në vijim pritet një konfirmim nga policia dhe për të lënduarit e tjerë.

Ora News ka siguruar pamjet pak çaste pas aksidentit teksa duket se në të janë përfshirë dy automjete.

Shkak mendohet se ka qenë një parakalim i gabuar i automjetit tip "Audi" me targa të Kosovës.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

EMISIONET