Katër makina bëhen copash në aksin Maqellarë-Peshkopi, dy të pl*gosur

Një aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 8:40, në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi.
Të përfshirë në këtë aksident janë shtetasit të identifikuar me iniciale U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Ndërkaq, shtetasit H.H i cili ishte drejtuesi i një prej automjeteve së bashku me pasagjeren I.L., ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


