“Aheng” në breg, “çmenduri” në det/ Policia e Vlorës ndëshkon DJ dhe 3 pronarë për festë përtej orarit

Muzika e lartë përtej orarit të ndaluar dhe sjellja e rrezikshme e drejtuesve të mjeteve lundruese në det edhe këtë vit, konfirmohen problematike ne plazhe.  Denoncimet e qytetarëve kanë detyruar policinë në zonat turistike të shtojë kontrollet.

Festën ua prishi policia. Lokale në Livadh, Sarandë dhe Ksamil u gjetën në shkelje të shkelje të orarit të përcaktuar për lejimin e muzikës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vetëm kur mbërriti policia, DJ e ndali punën. Administratorët e tre lokaleve u vunë nën hetim. Gjithashtu edhe një 26 vjecar që punonte si DJ në lokalin e gjetur në shkelje në Ksamil.

Të katër akuzohen për “Prishje të qetësisë” publike.

Sjellja e drejtuesve të mjeteve lundruese në det, ndërkohë mbetet shqetësim gjatë ditës!Kryesisht motorët e ujit dhe gomonet e vogla janë kthyer shpesh herë në kërcënim për pushuesit, pasi drejtusit bëjnë manovra të rrezikshme.

Dy raste u shënuan në plazhin e Ksamilit në orët e fundit. Pas denoncimit të pushuesve, mjetet lundruese u bllokuan, ndërsa pronarët u gjobitën.

Përgjatë muajit, korrik, sipas të dhënve zyrtarë të Policisë së Kufirit Vlorë janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë të rinj secili, 25 drejtues të mjeteve lundruese, kryesisht “Jet ski”, nga të cilat 3 janë bllokuar.

Tre pushues u plagosën rëndë gjatë muajit që po lëmë pas për shkak të shkeljes së rregullave të lundrimit nga drejtuesit e mjeteve lundruese.

EMISIONET