Agron Çela kaloi tek Rama, Meta i pashqetësuar: Do fitojmë Shkodrën, Tiranën e Durrësin, mbi 60 bashki
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u përpoq të dukej i pa shqetësuar madje e quajti "lajm të vjetër" ndarjen me deputetin Agron Çela dhe deklaroi se lajmi u publikua tani me qëllim për të spostuar vëmendjen nga skandalet e qeverisë së tij.
Ilir Meta: "Çdo manovër e Edi Ramës është e dëshpëruar për të spostuar vëmendjen. Përpjekje për lajme banale për të ushqyer barcaletat dhe shmangur vëmendjen nga skandalet, incineratorët dhe porti i Durrësit janë qesharake dhe tregojnë dëshpërimin e thellë ku ndodhet Rilindja"
Pyetjes a rrezikon Shkdora të fitohet nga socialistët me largimin e deputetit Agron Çela? Meta nënvizoi se opozita jo vetëm do të fitojë zgjedhjet në Shkodër por dhe Tiranën, Durrësin e Fierin.
Meta iu përgjigj: “Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka ikur, ku pavarësisht se ishim bashkë, SalI berisha i shqepi i vetëm fare. Askush nuk na përqëndron nga fitorja që pritet në Durrës, Tiranë, Fier. Për qarkun e Shkodrës rilindja do të ketë zero bashki. E ka shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur.
Meta garantoi se nuk ekziston asnjë konflikt me PD-në dhe se 14 maji do të jetë ditë triumfi për opozitën.
Ilir Meta: "Errërisa në mbi 60 bashki do të marrë fund përgjithmonë e skandale të reja do të dalin dhe pas 14 majit qytetarët do të tmerrohen kur të kuptojnë vjedhjet."
Gjithashtu Meta u shpreh besimplotë se në zgjedhjet e 14 majit PL do të ketë një rezultat surprizues ne Shkoder.
Ilir Meta: "Flamuri i lirisë do të ngrihet 2 kate më lart.Në Shkodër dy kate më lart flamuri i lirisë në 14 maj. Shkodra ia vë notën më mirë se çdo kush tjetër në Shqipëri. Shkodra do të jetë prioritet i im siç ka qenë gjithmonë. Shkodranët e dinë që veprat më të mëdha janë bërë kur kam qenë kryeministër.
