Agresori i Berishës s’u referua, Urdhri i Psikologut: Mungon koordinimi i klinikave private e shtetërore

Institucionet shtetërore të shëndetit nuk kanë qenë në dijeni të problemeve psikologjike të 31-vjeçarit Gerti Shehu që goditi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës. Urdhri i psikologut thotë se klinikat private nuk kanë një rakordim të rasteve me institucionet shtetërore çka bëhet shkak që shumë individë të tillë të mos evidentohen. Nga ana tjetër juristët thonë se i riu mund të dënohet vetëm nëse ekspertët gjykojnë se është i përgjegjshëm për veprimet që kryen.

Klinika private që lëshoi dokumentin mjekësor për të riun që goditi Sali Berishën duket se ishte e vetmja në dijeni të problemeve nga të cilat që pretendohet se vuan 31-vjeçari Gerti Shehu.

Ashtu si në këtë rast, edhe për të tjerat e ngjashme, në Shqipëri nuk ka një bashkëpunim mes klinikave private të shëndetit mendor dhe atyre shtetërore për evidentimin e personave me probleme dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

Presidentja e urdhrit të psikologëve, Valbona Treska thotë se mungesa e një ndërveprimi të tilla sjellë probleme me identifikimin e personave pasi një numër i tyre nuk figurojnë në të dhënat shtetërore.

“Nëse të dhënat e këtyre klinikave private nuk rakordohen me ato shtetërore, atëherë kemi shifra që nuk lidhen me realitetin.”

Numri i personave me probleme është rritur pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë Covid 19 por autoritetet nuk kanë një tablo të gjendjes reale në popullatë.

“Rastet janë trefishuar, këtë e thonë edhe mjekët psikiatër.”

Më shumë se të dënueshëm, persona të tillë duhet të izolohen e t’i nënshtrohen kurimeve. Në rastet e një agresioni, kur autori është me probleme të shëndetit mendor, trupi gjykues veç kartelës mjekësore kërkon edhe ekspertizën e mjekësisë ligjorë, sqarojnë juristi Edvin Gorishti.

“Në fazën e parë të hetimit bëhet një vlerësim, nëse ai ka një kartelë nëse është i sëmurë nga an mendore dhe pastaj bëhet një akt vlerësimi psikologjik.”

Mjekët e shëndetit mendor thonë në vitet e fundit është vënë re një shtim i konsiderueshëm i personave me këto shqetësime shëndetësore.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET