Agim Nesho: Regjimet nuk përballohen duke ulur kokën, por duke u ndeshur me to

Agim Nesho, zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, në një intervistë për Ora News ka komentuar konfiskimin nga shteti të Rtv Ora.

Për gazetarin Everest Dedaj ai thotë se Shqipëria ka kohë që po kalon një krizë të thellë demokratike dhe institucionale.

Nesho: Pushteti ka kapur të gjitha organet e shtetit. Më të rrezikuara janë dy komponentët kryesorë që mbajnë funksionale demoracinë e një vendi, media e lirë dhe shoqëria civile. Nëse shoqëria civile është e asfiksuar media gjithnjë e më shumë është nën presionin e qeverisë që kërkon të kontrollojë mesazhin që jep. Prekja e televizioneve që kanë një profil të hapur opozitar, që kanë qenë kritik ndaj qeverisë, abuzimeve të saj me pronat, incineratorët, tregon një sulm politik ndaj një media të lirë. Shikoj goditjen selektive të institucioneve të caktuara, sidomos mediat.

Por Nesho thotë se regjimet nuk përballohen duke ulur kokën, por duke u ndeshur me to.

Nesho: Duke kërkuar atë mungesë llogarie që është prezente për mëse 10 vjet në Shqipëri. Kemi një klikë që nuk respekton ligjin, favorizon për interesa të saj ndërmarrje të caktuara që ti shërbejnë. Këtu ka parasysh dhe tendencat që ka kjo klikë për të kontrolluar shtypin e lirë duke kërcënuar pronarët e tyre ose duke i favorizuar me avantazhe të lejeve të ndërtimit apo projekte të tjera që lidhen me pasurinë që bie në kontraditë me shërbimet publike që duhet të bëjnë para popullit.

EMISIONET