Afganët festojnë Novruzin, Baba Mondi: Shpresojmë që Talibanët të qeverisin me drejtësi!

Nën organizimin e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve komuniteti afgan i vendosur në Shëngjin ka festuar Sulltan Novruzin. Baba Mondi bëri një lutje për popullin e Afganistanit, i cili ndodhet aktualisht nën regjimin e egër të Talibanëve.

Festa e Novruzit u kremtua dhe nga komuniteti afgan i vendosur në Shëngjin.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj, ndau me këtë komunitet simbolikën e kësaj feste të shënuar për bektashinjtë.

Baba Mondi mbajti një fjalim të shkurtër në formen e lutjes, duke e vendosur theksin tek situata e krijuar në Afganistan dhe duke kërkuar që udhëheqësit të veprojnë me drejtësi.

Gjatë vizites në Shëngjin, Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj, sëbashku me përfaqësues të komunitetin afgan mbollën edhe pemë si shenjë e jetës së rifituar dhe falenderimi për shqiptarët që i mikpritën afganët e larguar pas pushtimit të vendit të tyre nga Talibanët në gusht të vitit të kaluar.

EMISIONET