Afganët e strehuar në Shëngjin shijojnë diellin, kalojnë ditët në plazh

Qindra qytetarë afganë janë strehuar në vendin tone ndërkohë që ata që po qëndrojnë në Shëngjin po I shfrytëzojnë ditët me diell për të qëndruar në plazh. Disa prej tyre punojnë online ndërkohë që thonë se janë në pritje për tu larguar drejt SHBA-ve ose Kanadasë për qëndrim të përhershëm atje.

Qytetarët afganë të akomoduar në resortet e Shëngjinit po i shfrytëzojnë ditët me diell të këtij fillim viti për plazh.

Pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në brezin e rërës, ndërsa për më të vegjlit uji i detit është zgjidhja më e mirë.

Thonë se për momentin janë të lumtur në Shqipëri, por sytë i kanë nga Shtetet e Bashkuara ose Kanadaja.

"Unë erdha këtu më 30 tetor 2021 nga Kabuli. Presim të mbarojë proceduara e vizës që të ikim në Amerikë."

"Ne ishim në rrezik atje dhe erdhëm këtu. Këtu është ndryshe, jemi shumë të lumtur pavarësisht se nuk e kemi shumë të qartë procedurën presim që të ikim në Amerikë ose Kanada."

Të tjerë po e shfrytëzojnë kohën duke punuar, madje kanë krijuar edhe media online.

"Vij nga Afganistani, kam punuar si asistent profesor atje, ndërsa kur talibanët morën Kabulin e braktisa vendin. Ne e kalojmë ditën duke bërë aktivitete të ndryshme, unë merrem me website-n tim të lajmeve."

Prej fillimit të muajit shtator në zonën turistike të Shëngjinit janë strehuar rreth 2 mijë shtetas afgan, të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga talibanët.

Një pjesë e tyre janë pajisur me vize Amerikanë apo Kanadeze dhe kanë nisur të ikur nga Shqipëria e të tjerë janë në pritje për tu larguar.

Afganët e strehuar në Shëngjin shijojnë diellin,

EMISIONET